18-02-2026

E mbyllur për kamionë: Rruga nga Kosova drejt Malit të Zi e hapur vetëm për udhëtarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga nga Kosova drejt Malit të Zi mbetet e bllokuar për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre.

Ndërkaq, sipas QKMK-së, rruga për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.

“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.