E mërkura me reshje të dendura të borës
Masat e fuqishme të ftohta ajrore nga Siberia kanë depërtuar thellë në rajonin tonë dhe ato do të vazhdojnë të depërtojnë edhe më tutje.
Si rezultat në Mesdheun Qendror do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili me qendrën e tij do të stacionohet pikërisht në brigjet e Bregdetit Shqiptar. Ky ciklon ka pozitën ideale për të sjellë reshje të dendura bore në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe shumë pjesë të Shqipërisë.
Gjatë natës mes të Martës dhe të mërkurës reshjet e borës do të fillojnë në Kosovë të cilat do të intensifikohen ditën e mërkurë. E mërkurë do të na sjellë reshje të dendura bore në Kosovë.
Priten reshje nga 10 – 30 cm varësisht nga vendi dhe lartësia mbidetare, kurse në viset malore sasia mund të shkojë deri në 50 cm.