E mitura e raportuar e zhdukur në Prizren dyshohet se është dhu*nuar – zbulohen detajet
Një rast u zbulua pasi një vajzë 14 vjeçare nga Prizreni, u raportua e zhdukur nga familja e saj para disa ditësh dhe dyshohet se është dhunuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza u gjet në Prishtinë, ku kishte qëndruar nën shoqërimin e dy burrave, me njërin prej të cilëve kishte kryer marrëdhënie seksuale.
Pasi vajza u gjet, e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme gjinekologjik që rezultuan se ka kryer marrëdhënie intime.
Sipas të njëjtave burime, njësitet policore tashmë janë vënë në lëvizje për të identifikuar personat e përfshirë në rast.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar hetimi nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunim’.