11-12-2025

E mi*tura nga Mamusha raporton keqtrajtim të rëndë nga 19-vjeçari me të cilin kishte qenë e fejuar

Një rast shqetësues i keqtrajtimit është raportuar dje në Mamushë, ku një vajzë e mitur ka njoftuar Policinë se për disa muaj ka qenë nën presion psikik dhe trajtim të rënduar nga një 19-vjeçar me të cilin më herët kishte qenë e fejuar.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, rasti është raportuar ku viktima A.M. ka deklaruar se që nga muaji shtator e deri më tani i dyshuari I.A. ka ushtruar forma të rënda të keqtrajtimit dhe ndikimit ndaj saj gjatë periudhës sa kanë qenë të fejuar për rreth 4–5 muaj.

Gazeta Sinjali merr vesh se Policia deri në këto momente nuk ka arritur ta kontaktojë të dyshuarin, andaj intervistimi i tij mbetet në pritje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është udhëzuar që të iniciohet procedura për “Dhunë në familje”, ndërsa pritet të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe të kryhet intervistimi, pas së cilës prokurori do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Hetimet janë në vijim./

Asnjë koment

Comments are closed.