24-11-2024

E mitura shkon për lindje në spitalin e Prizrenit, policia interviston partnerin e saj

Raportohet se në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë ishte pranuar një femër shtatzënë e mitur e komunitetit ashkali, e cila ka shkuar për të lindur fëmijë.

Në raportin policor, thuhet se sipas deklaratës së viktimës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull (K/ashkali)  qe një vit dhe qëllimi i tyre është të krijojnë familje.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë.

Për këtë është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti  hetohet  dhe procedohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.