E mitura tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur
Policia e Kosovës (PK) njofton se një e mitur në Prishtinë ka tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të hënën.
Policia njofton se rasti në fjalë është iniciuar si “Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç”.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në njoftim. /BD