E ‘ndez’ atmosferën, Bebe Rexha vallëzon “Vallen e Rugovës”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shprehet gjithmonë krenare për rrënjët e saj. Sa herë që pyetet për prejardhjen e saj në intervista, Bebe Rexha, nuk heziton që të tregojë se ka origjinë shqiptare.
Ndonëse jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistja shqiptare nuk i harron traditat dhe zakonet shqiptare. Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)
Ajo madje pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndërsa nuk heziton të marrë vallen sa herë dëgjon ritmet e saj. Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në ditëlindjen e 26-të të vëllait të saj, Florentit. Ka qenë mamaja e këngëtares, Bukurije Rexha, ajo e cila ka publikuar një video nga festa në InstaStory, ku shfaq momente kur familja kërcejnë nën tingujt e këngës shqiptare. Aty shihet edhe Bebe Rexha e cila ‘e ndez’ atmosferën me këngën “Vallja e Rugovës”, në versionin e interpretuar nga Motrat Mustafa. Rexha duket e lumtur ndërsa vallëzon me familjarët e saj plot ritëm dhe buzëqeshje. /KultPlus.com