“E njoh të gjithë elitën” obsesioni i Naim Murselit për t’u shoqëruar me politikanë dhe VIP’a
Naim Murseli i cili nga autoritetet e Kosovës po konsiderohet si i dyshuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij Liridonës, bazuar në postimet e tij në “Facebook” duket se ka qenë i dhënë pas luksit dhe i obsesionuar për fotografi me VIP-a e politikanë.
Profili i Murselit në “facebook” është i mbushur me fotografi ku shihet bashkë me politikanë të ndryshëm e me këngëtaret me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, me Kurtin, Ramën, Osmanin, Lajçakun e shumë të tjerë.
Edhe gazetari shqiptar Fevziu ka treguar për një bisedë që kishte pasur me Murselin kohë me parë e ku i kishte treguar se jetonte si emigrant në Suedi dhe se e njihte gjithë elitën e Kosovës. shkruan Express.
“Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi të ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte gjithë elitën e Kosovës”, ka thënë Fevziu.
Fotografitë që Murseli i ka publikuar në profilin e tij në Facebook:













Emri i Murseli ishte përfolur edhe kur me vetiniciativë kishte organizuar në vitin 2020 një fushatë ku i uronte shërim të shpejt Donald Trumpit, atë kohë president i SHBA-së, pas infektimit me COVID-19
“Unë jam pro-amerikan. Unë jam shqiptar. Unë thjesht doja të përcillja një mesazh. Sapo mësova se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, mendova këtë ide: t’i bëj të ditur presidentit Trump se Kosova po mendon për të”, kishte thënë Murseli kur ishte pyetur për billbordët./Express/