E pabesueshme! Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me COVID-19
E pabesueshme ajo që po ndodh me dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jenë pjesë e sfidës ndaj Real Sociedad pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga klubi napolitan, ku shkruhet se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.
Lexo edhe:
Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e Covid-19, në Vlashnje 5 të infektuar
“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.
Hysaj dhe Rrahmani kanë humbur deri tani 6 sfida të Napolit, tre në Serie A dhe 3 në Europa League përfshirë edhe sfidën e të entjes ndaj Real Sociedad. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë të jenë gati për takimin e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias./Top Channel