E rëndë: Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda ekzekutohet me armë zjarri në Tiranë (FOTO)
Djali i një ish-gjyqtari për krime të rënda në Shqipëri, u ekzekutua pak pas mesnatës në Tiranë. I riu Klajdi Prendi, raportohet se u qëllua me plumb në kokë dhe gjoks, transmeton Gazeta Sinjali.
Siç raporton Top Channel, personi që u vra është i biri 28-vjeçar i ish gjyqtarit Fran Prendi.
Pas ngjarjes së rëndë është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve.
