02-02-2026

E rëndë: Ky është 34-vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë dhe gruan shtatzënë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis.

Viktima është 34-vjeçari Nevruz Krasniqi nga fshati Dejnë, raporton Klankosova.tv.

I ndjeri ishte prind i tre fëmijëve dhe la pas vetes edhe gruan shtatzënë.

Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Nga fshati kanë bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familjarët do të njoftojnë me kohë.

Asnjë koment

Comments are closed.