21-08-2025

E rëndë, ky është shoferi që vdiq sot në vetaksidentin në komunën e Gjakovës 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 15:50 është raportuar një vetaksident trafiku, në të cilin dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sakta që çuan në këtë ngjarje fatkeqe.


 

 

Asnjë koment

Comments are closed.