E rëndë: Ky është viktima që u qëllua për vd*ekje, i dyshuar vëllai i tij në Klinë
Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.
Ai fillimisht u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
I dyshuar për të shtënat është vëllai i viktimës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

