E rëndë: Momenti kur vritet biznesmeni në Shëngjin teksa pinte kafen
Lezhë- Ky është momenti që autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafenë.
Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.
Viktima Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.
Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë sot në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta.
Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.
Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor./noa