01-12-2025

E rëndë në Gjermani: Nga aksidenti vetura ndahet në dysh, dy persona të vde*kur

Dy burra vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”.

news image

Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit, raporton rosenheim24.de.

Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.

Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë – një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.

Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.

Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.

Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.

Asnjë koment

Comments are closed.