10-07-2025

E rëndë në Prizren: Gjendet i vd*ekur një person në shtëpinë e tij – nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prizren.

Një burrë i moshuar është gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Janina”

M.G, i moshës 73 vjeçare, sipas policisë ka qenë duke jetuar vetëm në shtëpinë e tij.

Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.