25-11-2024

E tmerrshme: Prizrenasi ia publikon ish-bashkëshortes videot intime që i kishte bërë sa kanë jetuar bashkë

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Ato përjetojnë dhunë psikike e fizike më së shpeshti nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Raste të tilla jo rrallëherë janë të trishta dhe gratë jo gjithmonë kanë përkrahje nga familjet dhe institucionet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një burrë i ka shkaktuar telashe ish-bashkëshortes së saj, ndaj të cilës përveç që kishte ushtruar dhunë, ia ka publikuar disa video intime, që i kishte bërë gjatë kohës sa kanë qenë të martuar.

Burimet e Sinjalit thonë se rasti është denoncuar nga vet viktima, e cila e shqetësuar jashtëzakonisht shumë për rastin, ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë burrin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet.

Asnjë koment

Comments are closed.