08-12-2025

E trishtë: Gruaja që u largua nga shtëpia në Grabanicë duke lënë një letër gjendet pa shenja jete në Lumëbardh

Një rast i rëndë ndodhi në Grabanicë të Klinës, ku një grua ishte larguar nga shtëpia duke lënë një letër.

Pas publikimit të lajmit, Sinjali është njoftuar nga sinjalizues të besueshëm se sot, rreth orës 13:00, Policia e Kosovës ka gjetur trupin e saj në ujërat e Lumëbardhit, në afërsi të fshatit Grabanicë.

Njësitë policore, të cilat ishin angazhuar në kërkim që nga momenti i raportimit të saj si person i zhdukur mbrëmë (06 dhjetor 2025), kanë hasur në trupin e pajetë gjatë kontrollit të zonës. Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lokacion kanë intervenuar njësitë kompetente dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për autopsi.

Rasti është cilësuar Hetim i Vdekjes, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.