23-07-2025

E trishtë: Ndahet nga jeta 24-vjeçari që u godit nga vetura në vijat e bardha në Malishevë, nuk i mbijetoi plagëve të rënda

Një rast tragjik ka ndodhur më 15 korrik 2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë teksa po kalonte në vijat e bardha.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari për aksidentin është Adem Paçarizi, i lindur në vitin 2006, i cili duke drejtuar automjetin VW, nuk ka respektuar shpejtësinë dhe as përparësinë e këmbësorit, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Viktima, Shkodran Morina, rreth 24-vjeçar, u godit në mënyrë të drejtpërdrejtë me pjesën ballore të automjetit teksa po kalonte rrugën në vendkalim për këmbësorë. Ai pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në repartin intensiv të QKUK-së në Prishtinë.

Pas 7 ditësh luftë për jetën, burimet nga QKUK kanë konfirmuar për Sinjalin se viktima ka ndërruar jetë më 22 korrik 2025 rreth orës 16:00. Policia dhe Prokuroria janë njoftuar menjëherë për rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.