E trishtë: Në Prizren vdes një fëmijë pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në qendër
Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”./GS
Lexo edhe:
