E trishtë: Një burrë nga Mamusha e lëndon veten rëndë, mjekët nuk mund ta shpëtojnë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Mamushës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe pastaj në Spitalin e Prizrenit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Lidhur me rastin, Njësia e Hetimeve Rajonale e Prizrenit është njoftuar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë e teknikës kriminalistike, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.