Edhe 102 kallëzime penale për serbët e dyshuar për krime lufte
Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“, ka dorëzuar rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte, ku u tha se bëhet fjalë prej vrasjeve deri te shkatërrimi i pasurisë.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve u bë në departamentin e krimeve të luftës të Policisë së Kosovës.
Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, pasi dorëzuan kallëzimet penale, tha se ky është kontingjenti i trembëdhjetë që sjellin të kallëzimeve penale , në të cilin janë përfshirë 102 lënë për krime në komunën e Gjakovës
Sipas saj, ky është bashkëpunimi i parë me Policinë e Kosovës, ku po iu ofrojnë dëshmi rreth krimit.
Ajo dha detaje edhe rreth kallëzimeve penale që kanë dorëzuar.
Në fund ajo tha se procesi ka qenë i vonshëm por po shpejtohet më tepër se sa që kanë menduar./rtk