21-09-2024

Edhe pak orë Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin, i duhet fitorja

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta luajë ndeshjen vendimtare në UEFA Conference League.

Në “Maksimir”, skuadra nga Suhareka do të jetë mysafire e gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.

Kjo lojë do ta vendosë fatin nëse kampioni i Kosovës do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt në UECL.

Ekipit të drejtuar nga Ilir Daja i nevojitet patjetër fitorja për t’i mbajtur shpresat për kualifikim.

Po ashtu, duhet patjetër që lideri i grupit C ta mposhtë Astanan.

Loja nis nga ora 21:00 dhe transmetohet në Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.