25-11-2024

Edhe pas rritjes së pagave, arsimtarët kosovarë nuk do të jenë më të paguarit në rajon

Nga muaji dhjetor do të vihet në zbatim ‘Ligji i Pagave’, ku përfitues do të jenë edhe punëtorët e arsimit.

Me rritje të pagave, mesatarja e rrogës në sektorin e arsimit do të jetë 549 euro, shkruan Indeksonline.

Por, përkundër kësaj, punëtorët në arsimin kosovarë nuk do të jenë më të paguarit në rajon.

Në Kroaci paga mesatare e punëtorëve në këtë sektor është 900 euro. Pastaj në Malin e Zi, paga mesatare është 725 euro.

Më të vogël se Kosova e kanë Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Në Shqipëri rroga mesatare është 500 euro, kurse në Maqedoninë Veriore është 400 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.