Edhe shërbyesit civilë paralajmërojnë grevë
Edhe Shërbyesit Civilë po paralajmërojnë të futen në grevë nëse nuk ju rriten pagat. Këtë paralajmërim e ka bërë në T7 kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi. Në anën tjetër në qeverinë e vendit thonë se një gjë e tillë është e pa mundur, pasi kuleta e Shtetit nuk e përballon një gjë të tillë.
Një grevë e re po paralajmërohet në Kosovë.
Pas mantelbardhëve dhe mësuesve, pakënaqësinë e tyre përmes grevës do e shprehin edhe shërbyesit civilë, raporton T7.
Kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi, thotë se gjendja e shërbyeseve civil është më e rëndë së në çdo sektor tjetër.