Edhe Zhuri po zbrazet…
Zhuri dikur njihej si fshati më i madh në Kosove. Kishte mbi 10 mijë banorë.
Rrugët, sheshet , shkollat, dyqanet … “vlonin” nga të rinjtë.
Deri sa 20 vite më parë në Zhur ishin mbi 1500 nxënës, kurse sot ai numër ka rën në 700.
Tani është krejtësisht ndryshe. Vetëm vitin e kaluar Zhurin e lëshuan mbi 400 të rinjë, ndërkaq këtë vit numri i atyre të cilët e lëshuan Zhurin është trefishuar.
Fotot më poshtë flasin për një realitet shumë të hidhur.
Të gjithë ata të cilët janë të vyeshëm dhe punëtor, e njohin punën, posedojnë diploma të vërteta si dhe flasin gjuhë të huaja, PO IKIN.
Në Kosovë po mbetët “AJKA” e shoqërisë: “ekspertë” me diploma falso, tenderaxhinjtë, biznesmenët “kontravers”, starletat, prostitutat dhe servilët e partive, si dhe gazetarët të cilët na “ informojnë”.
Nuk po ikin edhe disa njerëz të ndershëm edhe pse me stomakun bosh, të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ta lënë vendlindjen./tvprizreni.info/