Edi Rama kërkon falje për incidentin me hartën: Kosova është pika jonë e dobët
Pas huqjes që u bë nga faqja zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Facebook, ku Kosova u paraqit si pjesë e Serbisë, Rama ka sqaruar se ishte një gabim i lëshuar pa dashje, dhe ka bërë me dije se Kosova është pjesa tjetër e kombit.
“Kosova është pjesa tjetër e kombit dhe pika jonë e dobët që do ta mbrojmë në të gjitha kancelaritë Evropiane”, ka thënë Rama.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Kërkojmë ndjesë për incidentin në lidhje me hartën që po keqpërdorët nga kundërshtarët këtej e andej , asgjë me dashje një gabim në konstruktin e videos të një punëtori të kryeministrisë i cili u shkarkua menjëherë, video u azhornua!
Kosova është pjesa tjetër e kombit dhe pika jonë e dobët që do ta mbrojmë në të gjitha kancelaritë Evropiane!
Ndjesë për incidentin!
#BASHKË/