Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga Dobrunë – Blinisht Has në kufirin Kosovë-Shqipëri, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Hapja e kësaj rrugë, sipas tij, afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit kufirit.
“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë
“, ka shkruar Rama.


Rajoni i Hasit, të cilin e ndan kufiri në Pashtrik ka shumë lidhje familjare në fshatrat e andej e këndej në Kosovë.
Ky rajon gjatë luftës së fundit dha një kontribut të madh./Gazeta e Prizrenit

