13-10-2025

Editorial: Kush e fiton balotazhin në Prizren – çfarë tregon historia?

Nga përmbyllja e rrethit të parë të votimeve në Prizren, del se kryetari do të vendoset në balotazh. I pari ka dalë Shaqir Totaj me rreth 42 %, ndërsa i dyti Artan Abrashi me 30 %. Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo tregon se Prizreni ka votuar për ndryshim, pasi nuk e ka votuar Totajn mjaftueshëm në rrethin e parë, ashtu siç janë votuar pa balotazh kryetarët aktual të komunave tjera, si Gjakova, Malisheva, Ferizaj …

Trendi historik:
Prizreni ka një histori interesante me balotazhet: kandidati që del i dyti në raundin e parë zakonisht ka fituar në balotazh.

Shembuj nga zgjedhjet e fundit:

2017: Totaj kryesoi raundin e parë me rreth 5 mijë vota më shumë se Haskuka, por Haskuka fitoi në balotazh me rreth 300 vota epërsi.

2021: Haskuka doli i pari me 41 %, Totaj i dyti me 31 %. Në balotazh, Totaj fitoi me afro 1 mijë vota diferencë.

Shembuj historikë:

2007: Eqrem Kryeziu i pari në raundin e parë me rreth 2.ooo vota, por Ramadan Muja fitoi në balotazh.

2010: Hanefi Muharremi, thuhej se fillimisht ishte fitues për 16 vota, ndërsa Muja i dyti, por ky i fundit  fitoi në procesin e përsëritur.

Ta shohim kësaj radhe cili do të jetë fituesi mes Totajt e Abrashit?. / Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:

Rezultatet në Prizren pothuajse identike me zgjedhjet e vitit 2021

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.