Edon Zhegrova shpallet më i miri i muajit edhe nga “EA Sports”
Edon Zhegrova është shpallur “Lojtari i Muajit” për muajin mars në Ligue 1 edhe nga “EA Sports”.
Lille regjistroi dy barazime e tri fitore muajin e kaluar, për të vazhduar garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova ishte prej më të mirëve, teksa u veçua performanca e tyre në derbin e veriut, ndaj Lens, ku shënoi të dy golat e fitores.
Kësisoj, reprezentuesi i Kosovës u votua si “Lojtari më i mirë i muajit” për muajin mars edhe nga “EA Sports”.
Edon Zhegrova më herët mori çmimin e më të mirit të muajit mars edhe nga UNFP. /Gazeta Express/