11-09-2025

Edon Zhegrova: Te Juventus, fanella ime është për krejt kombin shqiptar

Edon Zhegrova ka mbajtur sot konferencën e tij të parë për shtyp që prej transferimit te gjiganti italian, Juventus.

Ylli i Kosovës theksoi se nuk e harron rrënjët dhe popullin e tij, duke iu përgjigjur edhe pyetjes nëse do t’ia dhurojë fanellën e parë të “Bianconerëve” kryeministrit shqiptar, Edi Rama – i njohur si tifoz i madh i Juventusit.

“Sigurisht dhe i jam mjaft mirënjohës. Unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar”, u shpreh Zhegrova, duke kujtuar ndihmën e Ramës për sigurimin e pasaportës shqiptare, që i lehtësoi transferimin në Itali.


Me këtë deklaratë, sulmuesi ofanziv ka konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tij të fortë me shqiptarët, kudo që jetojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.