23-11-2024

Ekspertët e huaj rekomandojnë mosakreditimin e tri universiteteve publike, raport negativ edhe për UPZ-në

Tri universitete publike dhe disa kolegje private nuk do të mundë të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019/2020, nëse respektohen vlerësimet nga raportet e ekspertëve ndërkombëtarë.

Në raportet e vlerësimit ekspertët ndërkombëtarë kanë gjetur vërejtje të shumta, kanë dhënë vlerësime negative dhe kanë rekomanduar mosakreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Koha Ditore” posedon raportet negative për universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ndërsa sipas burimeve të gazetës, raport negativ ekspertët kanë dhënë edhe për universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Raportet e hartuara nga ekspertet ndërkombëtarë, Anca Prisacariu dhe Oana Sarbu, konstatojnë se Universiteti i Pejës dhe ai i Mitrovicës janë vetëm pjesërisht në përputhje me standardet e manualit për akreditim të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Bazuar në rekomandimin negativ të ekspertëve, asnjëra nga institucionet e arsimit të lartë, që kanë marrë vlerësime të tilla, nuk do të mundë të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019/2020 në asnjë program studimor.

Asnjë koment

Comments are closed.