25-11-2024

Ekspertët e raportit të Astrit Deharit vijnë në Kosovë për të sqaruar ekspertizën

Burime brenda Prokurorisë i kanë thënë Gazetës Insajderi se ata do të vijnë në Kosovës për të sqaruar raportin i cili sot është bërë publik.Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 23.10.2019 ka pranuar të përkthyer në gjuhën shqipe raporti,në 58 faqësh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria konfirmon se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren bën me dije se sot më datë 24.10.2019 në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor./GazetaBlic/

Asnjë koment

Comments are closed.