Ekspozitë për masakrat e regjimit serb në rajonin e Prizrenit
Në qendrën e Prizrenit, tek kompleksi që lidhet me LSHP-në, sot janë ekspozuar fotografi të ndryshme të dhunës, shkatërrimeve dhe masakrave të kryera nga regjimi serb gjatë luftës në vitet ’98 dhe ’99.
Ekspozita e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është realizuar për nder të 22 vjetorit të masakrave në fshatrat e rajonit të Përdrinisë.
Me këtë rast është bërë promovimi edhe i librit “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019” të autorëve Qazim Thaçi dhe Hasan Morina, që përmban një përmbledhje 20 vjeçare e funksionimit të OVL UÇK-së, dega në Prizren.
Dokumentimi i gjenocidit serb, është një prej faktorëve kryesorë që do të përdoren si fakte para ndërkombëtarëve, kur fillon gjykimi i kriminelëve të vërtetë, andaj si Komunë e Prizrenit, në mënyrë të pakursyer do të vazhdojmë t’i përkrahim aktivitetet e tilla.