22-11-2025

Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për grabitje në Suharekë, dërgohet në paraburgim (emri)

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje” është ekstraduar nga Zvicra dhe është dorëzuar tek autoritetet e Kosovës, në bazë të urdhërarrestit, të lëshuar nga gjykata kompetente.

Ngjarja ka ndodhur më 21.11.2025 rreth orës 20:30, kur i dyshuari Leotrim Bajselamani është pranuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës nga patrulla e Hetuesisë së S.T.P – Suharekë, pas përfundimit të procedurave të ekstradimit nga autoritetet zvicerane.

Sipas të dhënave, arrestimi i tij është realizuar në territorin e Zvicrës në bazë të një letërrreshtimi ndërkombëtar, raporton Sinjali. Pas mbërritjes në Kosovë, i njëjti është shoqëruar dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente të drejtësisë, të cilat kanë vazhduar procedurat në përputhje me urdhërarrestit dhe legjislacionin në fuqi. Hetimet në këtë rast janë duke vazhduar.

Asnjë koment

Comments are closed.