Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.
Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën.

Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është përfshirë në buxhetin e vitit 2026.
