Elektrizohet palestra “Minatori” pas fitores së Trepçës kundër Pejës
Trepça e ka fituar betejën e parë ndaj Pejës në sfidën e parë finale me rezultat final 94-86.
Palestra “Minatori” në Mitrovicë ishte e stërmbushur dhe e zhurmshme gjatë gjithë takimit, percjell Klan Kosova. Megjithatë, salla u elektrizua nga tifo grupi “Torcida” kur Trepça arriti të triumfoi.
Më meritori për fitoren e parë të “Minatorëve” ishte James Artis me 27 pikë, 2 kërcime e po aq asistime.
Ndeshja e dytë ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën në palestrën “Karagaçi”.
Foto:KBF