20-02-2025

Elshani: 12 persona hynë në Mitrovicë të Veriut me flamuj – dyshohet se u sulmuan me gurë nga disa serbë

Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej të cilëve të mitur, që kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut me vetura që kishin simbole kombëtare. Të njëjtit dyshohet se janë sulmuar më pas me gurë nga disa serbë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Elshani tha se të njëjtit janë ndaluar për shkak të kundërvajtjes në trafik – mospajisje me dokumente përkatëse dhe tejkalimit të numrit të pasagjerëve në një veturë.


“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë”.

“I kemi ndalu dy kerre, në njërin kerr kanë qenë pesë të mitur në kerrin tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”.

Asnjë koment

Comments are closed.