Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
Gazmend Hoxha është zgjedhur këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Hoxha aktualisht mban pozitën drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.
Që nga dorëheqja e Samedin Mehmetit, Policia kishte mbetur me ushtrues detyre, të cilën pozitë e ushtroi Fehmi Hoti. Mehmeti kishte dhënë dorëheqje në gusht të vitit kaluar, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. /BD