Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren
Ajlin Shishko- Hajdari, ka njoftuar se nga sot ka marrë postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Emërimi i saj vjen pas propozimit të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social fcebook, Shishko – Hajdari theksoi se këtë detyrë nuk e sheh vetëm si funksion institucional, por si një thirrje për përkushtim të vazhdueshëm ndaj komunitetit. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjen dhe përkrahësit e tij, duke vlerësuar mbështetjen dhe besimin e treguar ndër vite.

Sipas saj, prioritetet kryesore të punës do të jenë krijimi i politikave dhe projekteve që rrisin qasjen në kulturë, fuqizojnë përfshirjen e të rinjve dhe nxisin zhvillimin e sportit. Shishko – Hajdari bëri të ditur se synon bashkëpunim të ngushtë me artistë, të rinj, sportistë dhe organizata të ndryshme, me qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

Ajo gjithashtu theksoi se transparenca, dialogu dhe profesionalizmi do të jenë shtyllat kryesore të drejtimit të tij, duke u zotuar për vendime të drejta dhe angazhim të palodhshëm në shërbim të interesit publik.

“Ndryshimi vjen përmes veprimit konkret dhe besimi i dhënë duhet të reflektohet në rezultate të prekshme”, ka deklaruar Ajlin Shishko – Hajdari, duke shprehur bindjen se drejtoria që ajo drejton do të kontribuojë në një jetë kulturore, rinore dhe sportive më aktive për qytetin e Prizrenit.

