Emërohet drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuku ka emëruar Bajrush Sezairin në krye të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit.
Sezairi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, në qeverinë e kaluar, ndërsa para vitit 2000 ka qenë i angazhuar në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit.
“Vendimi për emërimin e drejtori të ri në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit është marrë sot nga ana e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Sezairi, që vjen nga partneri i koalicionit NDS, në postin e tij të ri do ta zëvendësojë ish drejtorin, Refik Shaqiri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.