Emri i Skënderbeut (s) ishte i shkruar në armën e terroristit në Zelandën e Re
Pas një sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, mbetën të vdekur 49 persona.
Sulmin në këto dy xhami, e ka filmuar vetë personi që e kreu atë, dhe të njëjtën e postoi në rrjetet sociale.
Imazhet e kësaj armë u publikuan në media pas arrestimit të sulmuesit, e në të është vërejtur edhe emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Mirëpo, emri i Skënderbeut nuk ishte i vetmi emër i shkruar në atë armë.
Në të ishin të shkruar në cirilikë ishin edhe emrat e: Marko Milajnov, shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi; Stefan Lazar, Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë; dhe Milos Obilic, kalorës serb në shërbim të princit Lazar, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane. Po i njëjti vdiq në betejën e Fushë Kosovës .
Mirëpo, a është me të vërtetë emri i Skënderbeut i shkruar në armën e sulmuesit në Zelandën e Re?
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, nuk vërehet qartë se si është e shkruar.
Ngjashëm sikurse edhe me emrin e heroit kombëtar në Danimarkë ekziston edhe një qytet.
Emri i këtij qyteti i cili ndodhet në brigjet veriore dhe veri-lindore të liqenit me të njëjtin emër, Skanderborg.
Qyteti Skanderborg është një qytet i vjetër në zonat e të i cilit janë zbuluar gjurmët e vendbanimeve njerëzore, që datojnë nga koha më e hershme nordike të gurit.
Qyteti shtrihej rreth ish-Kështjellës së Skënderborgut, i themeluar në një moment gjatë epokës së hershme dhe në vitin 1583 Skënderborgu iu dha një statut komunal.
Në anën tjetër, se emri i Skënderbeut ishte i shkruar në armën me të cilën është kryer sulmi në Zelandë të re, e thonë edhe disa media të huaja.
Se çfarë e ka lidhur sulmuesin me këtë qytet apo edhe me vet heroin kombëtar, mbetet të shihet në vijim. /Indeksonline/