26-11-2024

Ende nuk është gjetur gruaja që u hodh nga ‘Ura e Fshajtë’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë. Edhe pse kanë kaluar nëntë orë që nga momenti kur është raportuar për rastin, ende nuk dihet asgjë për fatin e 59-vjeçares.

Sinjali mëson se në çantën e saj janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit dhe nga aty është konstatuar dyshimi se bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi.

Gazeta Sinjali ka pyetur për rastin në fjalë zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj por i njëjti ka thënë se deri tani nuk kanë informacione të reja.

Deri në këto momente nuk kemi njoftim zyrtar për gjetjen e saj, njësia e kërkim shpëtimit është në lokacion dhe janë duke i bërë kërkimet për gjetjen e saj“, u shpreh ai.

Ndryshe, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe gjësendet e viktimës të cilat kanë mbetur tek ura.

 

Asnjë koment

Comments are closed.