Endriti sjell emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008, zbulon se çka i tregoi Thaçi atij
Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ka treguar se kur është shpallur Pavarësia e vendit, ai ka qenë vetëm 8 vjeç.
Por, pavarësisht moshës, ai thotë se mban mend çdo gjë.
“Ka qenë një emocion i veçantë, një ditë feste për të gjithë – jemi përshëndetur me përqafime. E mbaj mend kur kemi shku në koncertin që ka ndodh për ditën e Pavarësisë, i mbaj mend kur i kemi pa fishekzjarrët”, tregon ai në intervistën për Nacionale.
“E mbaj mend kur babi ma ka prezantuar flamurin e Kosovës. Më ka pëlqy shumë flamuri, ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm – që për vete kurrë nuk do ta harrojë”, zbulon tutje ai.