Enver Hoxhaj: Joe Biden ka kërkuar që të votohet Gjykata Speciale
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në “Debat Plus” ka zbuluar se ish-zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden kishte kërkuar nga liderët e Kosovës atë të votohej Gjykata Speciale.
“Zëvendës presidenti, Joe Biden i ka dërguar letër presidentes, Atifete Jahjaga dhe kryeministrit, Hashim Thaçi që të votohet Gjykata Speciale. Nëse keni dëshirë, e bëjmë nesër publike”, u shprehë ai.
“Kërkesa të tilla ka pas edhe nga Evropianët që një Gjykatë e tillë të votohet”, tha Hoxhaj. /Indeksonline/