Eqrem Kryeziu ish-deputet i LDK-së, në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kryetar i Komunës së Prizrenit,përmes një postimi në profilin e tij në facebook e ka quajtur Adem Demaçin “Metafora e qëndresës” jo vetem për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit.
Postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:
“Metafora e qëndresës
Demaçi, besojmë, me të drejtë do të duhej të bëhej metaforë e qëndresës, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit që janë të bekuar me ëndrrën për liri.
E ngatërrojmë shpesh veprimtarin me mendimtarin. E pra janë dy karaktere të ndryshme. André Gide e shpalos aq mirë këtë dallim tek Thésée.
Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë. Dua të them se motivi i qëndresës nuk do të duhej të identifikohej me mjetet që përdoren.
Është e pritshme që emri i tij pas shumë e shumë vitesh të ketë kuptimin e njeriut që nuk u dorëzua kurrë./Scaner Press/