24-11-2024

Erdhi dita e “Bacit”: Njerëzit që më kanë braktisur e tradhëtuar, në fund kanë dështuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se tradhëtia, pabesia, mosmirënjhohja ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si “bumerang” në kurriz të secilit.

Ai thotë se njerëzit që e kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose e kanë tradhtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht.

Postimi i plotë i Pacollit:

Tradhëtia, pabesia,mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha  e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës  dhe kthehen  gjithmonë si “bumerang”në kurriz të secilit.

Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht.

Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta.

Herët apo vonë.

Asnjë koment

Comments are closed.