Erëra të forta në Prizren, rrëzojnë drunjtë në qytet
Në qytetin e Prizrenit, përkatësisht tek Hamami i Gazi Mehmet Pashës, erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pishë.
Nuk raportohet për të lënduar, pasi policia dhe organet e tjera të shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta larguar drurin nga rruga.