Esad Çollaku, rizgjedhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci
Në Zagreb është mbajtur Kuvendi i rregullt zgjedhor i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë (USHRK), prej të cilit kanë dalë organet e reja, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Siç ka njoftuar USHRK, në kuvend ishin Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë, Gëzim Kasapolli, ambasador i Republikës së Kosovës, Riza Poda, ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq.
Për kryetar të Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë u rizgjodh prizrenasi Esad Çollaku, i cili ndër tjera ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë për realizimin e synimeve në të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci.
“Në Këshillin qendror prej 11 anëtarëve u zgjodhën : Esad Çollaku, Agim Gjidoda, Pren Buçaj, Asdren Gjokaj, Besir Ziberi, Gani Zahiti, Merita Hoxha, Skënder Zogaj, Suzana Jakupi, Sebo Kajtazi, dhe Sejfedin Prekazi”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/