Euro nuk kthehet më pas”/ Banka e Shqipërisë flet për kursin e monedhës europiane
Euro nuk do të rikthehet më në nivelet e mëparshme. Banka e Shqipërisë analizon se tashmë do të kemë një ekuilibër të ri midis monedhës europiane dhe lekut.
Ndërkohë që euro pritet të vijojë dobësimin edhe gjatë javëve të ardhshme. Kjo si pasojë e flukseve të euros që parashikohen të hyjna nga turizmi dhe remitancat që do sjellin emigrantët.
Banka e Shqipërisë vlerëson se një stabilizim i kursit parashikohet në vjeshtë. Si pasojë e luhatjeve të kursit të këmbimit në vend nuk u shënua një rritje e nivelit të kredive me probleme.
Gjatë së premtes një euro u këmbye me 103.3 lekë duke pësuar një tendencë të re në rënie gjatë kësaj jave.
Sipas Bankës së Shqipërisë eksportuesit kanë pësuar ulje të fitimit, por deri më tani nuk i janë drejtuar sistemit bankar për të ristrukturuar kreditë apo për kontrata forword/abcnews.al